AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 21:07

Moti i keq në vend/ Peleshi: Problematika në disa zona të vendit

Moti i keq në vend/ Peleshi: Problematika në disa zona të vendit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar mbi situatën nga moti i keq në vend.

Me një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat.

Ai shton se, prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre.

"Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit. Strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor", shkruan Peleshi.