TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se do të shkojë në selinë blu kur të jetë nevoja që ta bëjë këtë gjë dhe atë s’e ndalon dot askush.
Duke folur për mediat, pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Këlilçi tha se asnjë polic s’e ndalon dot atë të futet në selinë e PD-së.
I pyetur për mbledhjen që ka nisur kryedemokrati Lulzim Basha ku pritet të votohet shkarkimi i 11 krerëve të degëve që iu bashkuan Berishës, Këlliçi tha se kjo gjë është e palogjikshme. Sipas Këlliçit, ky skenar nuk mund të ndodhë.
"Pse mua do të më ndalojë policia të hyjë në PD? Mund ta mendojë njeri këtë? Maksmumi na ndalon të hyjmë në PS. S’ka nevojë as për polici dhe as për blinda. Këto diskutime duhet t’i lëmë mënjanë.
Kur të mblidhet Komisioni për Rithemelimin e PD-së do të vendosë për detaje të tjera. Si mund të mos njihen vendimet e Kuvendit, ai është organi më i lartë. Asgjë nuk ndodh me deputetët, janë deputetë të PD-së dhe kaq. Nuk përjashtohet asnjë deputet, sot folën delegatët. Është gabim nëse ka ndodhur. Është shumë gabim.
Selia është e demokratëve, nuk është e askujt tjetër. Për protesta duhet një vendimmarrje. Me zor i presin demokratët këto, e dimë shumë mirë. Pasi duhet t’i kthehemi luftën kundër Ramës,”- tha Këlliçi.