AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 18:44

Shfaqja komike e Policisë së Shtetit/ Parkohet para selisë së PD, po mbron godinën nga anëtarët e partisë!

Shfaqja komike e Policisë së Shtetit/ Parkohet para selisë

Një nga ngjarjet më komike të ditës së sotme, ka ndodhur para selisë së Partisë Demokratike, ku janë parkuar automjete të Policisë së Shtetit. 

Policia ka rrethuar PD-në, nga frika se aty mund të mbërrijnë delegatët e PD-së, që shkarkuan Lulzim Bashën. 

Në fakt, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas shkarkimit të kryetarit, delegatët janë nisur drejt banesave të tyre. Por, Policia e Shtetit vijon të qëndrojë në gadishmëri, për të mbrojtur selinë e PD-së nga vetë delegatët dhe anëtarët e saj! 

Pamjet e sotme janë vërtet komike dhe sigurisht një harxhim i tepërt i resurseve të Policisë, për të vëzhguar selinë ku Lulzim Basha vijon të aktrojë si kryetar. 

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e ka shkarkuar Lulzim Bashën dhe tashmë një Komision do të drejtojë partinë deri në zgjedhjet për kryetar. 