AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 18:48

Berisha pas votimit në Kuvend: Basha kufomë politike, PD nuk është seli e pengjeve

Berisha pas votimit në Kuvend: Basha kufomë politike, PD nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së numërimit të votave të delegatëve qe votuan në shumicë dërrmuese pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Berisha tha se demokratët dhane sot nje shembull demokracie dhe askush nuk mund ta ndalë revolucionin paqësor.

“Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një momument madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve të votës së lirë pa opozitë kukull. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes”, tha ai.

Sa i takon mbledhjes së kryesisë së PD, gjatë pasdites nga kreu i PD, Berisha foli ashpër ndaj Bashës ndërsa tha se sot tregoi se është vetëm një kufomë politike.

“Peng Basha nuk do të doja të flisja për të sot, ai është i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës. C’mund të flasës për të sot. Tregoi se është një kufomë politike, asgjë më shumë. Selia është një dhe vetëm një, do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Ajo nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar, me bandat e Ramës. Ramës i them hiq dorë nga cdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetësë pengut tënd. Sepse hoqe apo s’hoqe dorë ky revolucion do të kthehet te ti”,  tha Berisha, ndërsa theksoi se do të shkojë në seli në momentin më të parë që do të vendoset.