AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 19:15

Përfundon orari zyrtar i votimit për kreun e ri të PD, Gjana: Deri në orës 17:00, pjesëmarrja është 54%.

Përfundon orari zyrtar i votimit për kreun e ri të PD, Gjana:

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.

Sipas tij, pjesëmarrja deri në këtë orë është 54%.

‘Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh.’- tha Gjana.