TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej dy ditësh ka filluar aplikimi i one stop shop në doganën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, në Qafë Thanë bëhet e ditur se radhët dhe pritjet e gjata janë prezente.
Mësohet se vonesa është evidente vetëm në doganën maqedonase, aty ku dhe kryhet kontrolli i mjeteve të identifikimit për të hyrë në shtetin fqinj.
Momentalisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele.
Shkak i fluksit të shtuar është bërë dhe kthimi i shtetasve maqedonas nga bregdeti në drejtim të vendit të tyre, por edhe pse po aplikohet kontrolli me një ndalesë, përsëri kalimtarët janë të detyruar të presin në radhë për orë te tera.