AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 17:40

Basha kërkon të marrë sërish drejtimin e PD, ja sa votues kanë marrë pjesë deri në mesditë

Basha kërkon të marrë sërish drejtimin e PD, ja sa votues

Mbahen sot zgjedhjet në PD për kreun e ri të partisë. Lulzim Basha kërkon që të rizgjidhet për herë të katërt në krye të Partisë Demokratike. Deri në orën 14:00 të dhënat nga komisioni zgjedhor i ngritur në PD rezulton se 11 602 votues kanë marrë pjesë në këto zgjedhje për votimin e kryetarit të ri Gjergj Hani dhe Lulzim Basha.

Pas mesditës duket se ritmi ka qenë shumë i ulët dhe nuk ka pasur shumë votues të paraqitur pranë qendrave të votimit, për të votuar për kreun e ri. Pranë komisionit për të votuar janë paraqitur edhe anëtarë që nuk janë të regjistruar por vetëm që kanë kartën e anëtarësisë.

Ndërkohë këto janë zgjedhje që zhvillohen në një kohë që partia është e përçarë më shumë se kurrë, disa deputetë demokrat kanë depozituar në gjykatë vendimin e Këshillit Kombëtar për heqjen nga regjistri i partive politike, i emrit te Bashës.

Duket se pas çështjes së vulës Partia Demokratike pret që gjykata t’i zgjidhë edhe çështjen e kryetarit.