TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar arratia e një shqiptari, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane. Sipas mediave të huaja ai është arrestuar sot në Spanjë.
I arrestuar me origjinë shqiptare kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e krimeve të ndryshme.
Sipas hetimeve ky person kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij. Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjese grupe operacionale të sigurisë.
Ndërkohë pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.