TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protesta ditën e martë, më 3 korrik, në datën kur ish-presidentit amerikan Bill Clinton viziton për herë të parë Shqipërinë. Mjekët e ardhshëm kanë zhvilluar dy protesta deri më tani për të kundërshtuar kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit atje ku nevojat janë më të mëdha. Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve.
Mësohet se të enjten në orët e pasdites kryeministri Rama është takuar me Ministren e Shëndetësisë dhe atë të Arsimimit me praninë edhe të rektorit të Universitetit, Arben Gjata, për të diskutuar për zhvillimet në shëndetësi në afat gjatë. Një ndër pikat e diskutimit ka qenë edhe drafti që po përgatitet për kontratën detyruese e cila synon frenimin e largimin e të mjekëve nga Shqipëria. Propozimi është i tillë që studentët që nisin vitin e parë në mjekësi në tetor do të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor për 5 vite në vend, pa i penguar për të bërë edhe specializimin brenda Shqipërisë ose jashtë saj.
Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht detyrimi mund të jetë 3 vjet ose mund të lihet në dorën e të ofrohen vullnetarisht. Drafti është ende duke u përpunuar ndërkohë që kryeministri ka kërkuar që brenda një jave të dorëzohet drafti përfundimtar. Aktualisht Shqipëria ofrojnë kujdes shëndetësor me 1.9 mjekë për 1 mijë banorë, edhe pse duket e vështirë për shkak të largimit të mjekëve drejt vendeve të BE, brenda vitit 2030 Kryeministri ka kërkuar të arrihet në 2,5 mjekë për 1 mijë banorë.
Fenomeni i largimit të mjekëve ka prekur shumë vende në Europë dhe një kontratë shtrënguese për mjekët e rinj po përgatit ehe Italia e cila po diskuton që studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim me detyrim ne vendin e tyre nga 5 deri 7 vjet pas përfundimit të studimeve.