TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.H., ishte në kërkim sepse dyshohet që i ka marrë 6 mijë euro një 24-vjeçari duke e mashtruar.
“DVP Korçë/Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit.”, thuhet në njoftimin e policisë.