AKTUALITET, 1 Korrik 2023, 14:01

EMRAT/ Pas komisariatit edhe Prokuroria e Sarandës pëson ndryshime në strukturë, transferohen tre prokurorë

EMRAT/ Pas komisariatit edhe Prokuroria e Sarandës pëson ndryshime

Pas komisariatit të Policisë edhe Prokuroria e Sarandës ka pësuar ndryshime në strukturë. Tre prokurorë të organit hetues do të transferohen.

Ne mbledhjen e datës 27 Qershor, Këshilli Lartë i Prokurorisë ka miratuar renditjen e Prokurorëve të cilët kishin kërkuar transferim në rrethet e tjera.

Kështu në bazë të vendimit, pritet largimi nga i Prokurorëve, Ilir Hoxha, i cili do të transferohet në Durrës, Alba Dhima dhe Aurora Hajro në Vlorë.

Vakancat pritet te zëvendësohen me magjistratët e rinj.