AKTUALITET, 1 Korrik 2023, 18:36

“Vis Martinaj është gjallë, ndodhet në Meksikë”, reagon ashpër personi që i publikuan foton: Ky jam unë, jo bosi i lojërave të fatit

“Vis Martinaj është gjallë, ndodhet në

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale, ku pretendohej se ishte gjetur dhe publikuar një foto e Ervis Martinaj dhe se ndodhej në Meksikë. Por lajmi është përgënjeshtruar ditën e sotme.

Së fundmi është vetë personi (që pretendohej se ishte Vis Martinaj) që ka reaguar në rrjetet sociale. Ai përgënjeshtron gjithçka, teksa kjo dallohet dhe në një hulumtim të shpejtë në Instagramin e tij personal, ku vërehet që nuk kemi të bëjmë me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinajn.

“Vis Martinaj është gjallë, ndodhet në

“Foto e fundit e Vis Martinajt, ish bosi i bixhozit në Meksikë? Bastarda mediash shqiptare. Llum ose kazon plenash mediatik jeni. Mir jua ka thon ai i gjati. Ju kopilat e ndyrë që përdorni imazhin e tjerëve pa lidhje për ca klikime më shumë”, shkruan personi që pretenduan se ishte Ervis Martinaj.

Kujtojmë se Martinaj vijon ende të jetë një ndër personazhet e botës së krimit më të shumëkërkuar nga autoritetet policore, ndërkohë që fati i tij mbetet ende mister, pasi ka dyshime që mund të jetë eliminuar.