TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orban pësoi një humbje të thellë.
Haxhiu deklaroi se Trump dhe Putin kanë humbur njeriun e tyre në Evropë dhe tashmë u ka mbetur vetëm Vuçiç.
"Është e habitshme në politikë se si njerëzit ndërrojnë bindje dhe nga situata në situatë krijojnë personalitete të ndryshme. Njëri prej tyre, Orban. Në fund të viteve 60-70 ka demonstruar kundër prezencës ruse dhe ka qenë i zëshëm, por përfundoi adhurues i Putin dhe një prej njerëzve me marrëdhënie me Rusinë, brenda konflikitt të Evropës me Rusinë.
Ajo që i ka ndodhur Austro-Hungarisë që ka humbur territore pas luftës së parë botërore, këtë nuhatje dhe këtë histori e kanë prekur ndjenjat e secilit hungarez që ta largojnë Hungarinë nga duart e një njeriu që e ka ndërtuar rrëfimin politik mbi një marrëdhenie me Rusinë. Ka ndërtuar marrëdhënie të veçantë edhe me Trump. Këto "miqësi armiqësore", prekin një njeri të Evropës dhe politika është brenda rrëmujës identitare.
Natyrshëm që nuk kam pritur diçka të tillë, përveçse Orban të humbë zgjedhjet. Nëse do ti fitonte, ose do të ishin të manipuluara, por këtë herë u involvua Evropa, të gjithë, e ruajtën procesin, por kam patur përshtypjen nëse fiton Orban, Hungaria do të merrte rrugë tjetër, ose do të bëhej revolucion ose do të merrte një bashkëpunim hungarezo-serb, që do ta zgjeronte sferën e interesit për Rusinë.
Përfundoi kjo përrallë dhe e humbi edhe Trump edhe Putin njeriun e vet në Evropë. Tashmë u ka mbetur vetëm një njeri, Vuçiç. Diçka edhe Mitskovski. Kjo shtrirje besoj se do të mundet së shpejti. Megjithatë, përfundoi përralla e Rusisë në Evropë. Edhe pse Sllovakia ka një president pro rus, por ësht vend i vogël me ndikim të vogël", deklaroi Haxhiu.