TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, të cilat rrëzuan nga pushteti 16-vjeçar Viktor Orban.
Rama u shpreh përmes një reagimi në “X” se ka qenë kënaqësi puna me Orban dhe afrimi i Shqipërisë me Hungarinë gjatë kësaj periudhe.
Ai u shpreh se i uroi “mikut” Orban gjithë të mirat në “këtë kapitull të ri të jetës së tij”, ndërsa përgëzoi Peter Magyar për fitoren, të cilën e quajti mbresëlënëse.
Rama shtoi se i uron Magyar gjithë suksesin në përpjekjen e tij për një kapitull të ri dhe se pret të punojnë së bashku për të afruar më shumë Shqipërinë dhe Hungarinë.
"Ka qenë kënaqësi të punoja me Kryeministrin Orbán dhe të shihja Shqipërinë dhe Hungarinë të afrohen gjithnjë e më shumë. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.
Në të njëjtën kohë, përgëzoj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona", shkruan Rama.