AKTUALITET, 13 Prill 2026, 15:29

Transporti publik në Elbasan, operatorët përgjysmojnë flotën për të përballuar kostot

Transporti publik në Elbasan, operatorët përgjysmojnë

Ndonëse çmimet e karburantit kanë pësuar rritje, në Elbasan kjo nuk është reflektuar në biletat e transportit publik.

Operatorët e linjave ndërqytetase thonë se, për të përballuar kostot, kanë reduktuar numrin e mjeteve në qarkullim, duke shmangur për momentin rritjen e çmimeve për qytetarët.

Rritja e çmimit të karburantit si pasojë e konfliktit në Iran ka prekur kryesisht sektorin e transportit publik, por edhe pse në Elbasan nuk ka rritje çmimesh shqetësimi për të ardhmen mbetet sidomos tek mosha e tretë.

Në Elbasan megjithatë, çmimet në tërësi janë mbajtur të qëndrueshme dhe të pandikuar nga konfliktet ndërkombëtare.