AKTUALITET, 13 Prill 2026, 18:39

Kamionët grevë në 4 shtete, bllokohet për 3 ditë kalimi në pikat kufitare

Kamionët grevë në 4 shtete, bllokohet për 3 ditë kalimi

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informoi sot se, në tre ditët e ardhshme, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat e kalimit kufitar drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas DPD-së, masa vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar të transportuesve në këto vende, e cila pritet të zhvillohet në datat 14–16 prill.

Përjashtim nga kufizimet do të bëhet vetëm për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, për rastet emergjente, si dhe për lëvizjen e autoveturave. Administrata Doganore bën të ditur se situata do të ndiqet në kohë reale dhe se do të jepen njoftime të mëtejshme, në varësi të zhvillimeve.