AKTUALITET, 13 Prill 2026, 17:36

U fut për të grabitur, theu xhamin e dritares, por humbi ekuilibrin dhe vdiq në banesën në Fier. Zbardhen detajet

U fut për të grabitur, theu xhamin e dritares, por humbi ekuilibrin

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Zarka, humbi jetën në rrethana të pazakonta, teksa kishte tentuar të kryente një vjedhje në Fier.

Viktima ka tentuar të futet në një banesë duke thyer xhamin e dritares. Ai dyshohet se është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi stoli i ka rrëshqitur nga këmbët.

Për pasojë, gjysma e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke mbetur i varur për orë të tëra gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është konstatuar në orët e mëngjesit nga një fqinj, i cili kujdesej për banesën në mungesë të pronarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit.