AKTUALITET, 8 Qershor 2024, 17:23

Informaliteti në ekonomi, Teliti detajon politikat dhe masat që do të ndërmerren që në fillim të mandatit qeverisës 2025-2029

Informaliteti në ekonomi, Teliti detajon politikat dhe masat që do

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD e Rithemelimit, Dorian Teliti ka prezantuar politikat dhe masat që do të ndërmerren që në fillim të mandatit qeverisës së Partisë Demokratike më 2025-2029, në betejën ndaj informalitetit të ekonomisë shqiptare.

“Ulje të ndjeshme të barrës fiskale, gërshetuar me implementimin e taksës së sheshtë 10%. Biznesi i vogël do jetë aleati kryesor i shtetit në këtë betejë.

Heqjen e cdo lehtësie fiskale të dhënë me ligje preferenciale apo të porositura, duke garantuar trajtim të njëjtë dhe konkurrencë të ndershme midis sipërmarrësve.”, shkruan Teliti.

REAGIMI

PD aleate me sipërmarrësin e ndershëm. Beteja ndaj informalitetit nuk fitohet me “fushata policore” por me politika dhe masa konkrete e të zbatueshme:

Ulje të ndjeshme të barrës fiskale, gërshetuar me implementimin e taksës së sheshtë 10%. Biznesi i vogël do jetë aleati kryesor i shtetit në këtë betejë.

Heqjen e cdo lehtësie fiskale të dhënë me ligje preferenciale apo të porositura, duke garantuar trajtim të njëjtë dhe konkurrencë të ndershme midis sipërmarrësve.

Rishikim total të sistemit aktual të gjobave dhe ndëshkimeve. Kontrollet vetëm në bazë të analizave të riskut, stop vendimeve arbitrare apo të qëllimshme.

Thjeshtim të legjislacionit fiskal dhe angazhim politik që cdo ndryshim apo rishikim i legjislacionit fiskal aktual do kryhet brenda 100 ditëve të para të mandatit dhe nuk ndryshon për periudhën 4-vjecare, duke siguruar qëndrueshmëri dhe siguri juridike për cdo sipërmarrës, vendas apo i huaj qoftë ai.

Modernizim të administratës fiskale, ku meritokracia dhe zhvillimi profesional do jenë kryefjala.

Informaliteti i sotëm mbi 40%, kjo gangrenë që shkatërron konkurrencën e lirë e të ndershme, gangrenë që falimenton cdo vit me mijëra biznese dhe që godet në palcë ekonominë shqiptare, me politikat dhe masat e mësipërme në rastin më të pakët do përgjysmohet brenda mandatit të parë qeverisës.

Me ndryshimin vjen edhe frymëmarrje reale për ekonominë dhe aktorët e tregut.