AKTUALITET, 8 Qershor 2024, 17:57

Boçi nxjerr dokumentin: Policët do të përdoren si mish për top, 3 muajt e verës do punojnë 12 orë në ditë

Boçi nxjerr dokumentin: Policët do të përdoren si mish

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një dokument që deklaron se punonjësit e rendit pranojë të punojnë 3 muajt e verës 12 orë në ditë.

Boçi shprehet se në këtë mënyrë policët po përdoren si "mish për top". Ai e ka cilësuar deklaratën si "ligjërisht jo korrekte, moralisht e poshtër dhe politikisht provokuese."

Demokrati ka ngritur po ashtu disa pyetje në postimin e tij se përse po merren këto masa. 

POLICËT DO PËRDOREN SI “MISH PËR TOP”

Drejtoria e policisë i ka detyruar të gjithë efektivët të nënshkruajnë “pa bërë gëk-mëk” një deklaratë sipas të cilës pranojë të punojnë 3 muajt e verës 12 orë në ditë, pa të drejtë ankimimi.

Sikur të ishin në gadishmëri, e cila në fund të fundit zgjat tre ditë dhe jo tre muaj.

Një shtrydhje dhe përdorim përtej çdo limiti ky.

Turizmi siç justifikohet?!!

Tirana nuk është bregdet!

Po çfarë frike e detyron NARKOSHTETIN tonë famoz t’i përdorë policët si “mish për top” në mes të zhegut të verës?!!

Fushata e korrjes së kanabisit apo parafushata e “korrje-grabitjes” së votave?!!!

Kjo deklaratë e detyruar është ligjërisht jo korrekte, moralisht e poshtër dhe politikisht provokuese.

Por frika e policëve është e madhe sepse refuzimi i nënshkrimit është baraz me largim nga puna.

Seriali NARCOS në Shqipëri është i gjatë e vazhdon me shumë të panjohura, e vendi e roli i policisë është themelor. Ai kalon dhe NARCOS -in e NETFLIX.

Madje duke konkurruar nga serial-gjatësia me SKLLAVJA IZAURA-n e dikurshme!