AKTUALITET, 8 Qershor 2024, 16:15

Detajet/ Babai ndezi cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, rëndë bashkë me djalin. Si u parandaluan tragjedia

Detajet/ Babai ndezi cigaren teksa furnizonte makinën me karburant,

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në një pikë karburanti. Sipas policisë, shoferi se bashku me babain e tij kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar makinën e tyre me gaz, por i moshuari, që ishte dhe pasagjer, ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit.

Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët. Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.

Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet.