AKTUALITET, 1 Shtator 2024, 09:43

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës, tymi mbulon zonën

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës,

Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Flakët kanë çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër.

Smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit, ndërsa dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë zjarrit.

Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 kilometra nga lagjet e Kukësit.