AKTUALITET, 31 Gusht 2024, 19:10

Aksident në Elbasan, makina kthehet përmbys në rrugë, plagoset shoferi

Aksident në Elbasan, makina kthehet përmbys në rrugë,

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Elbasan. Burime për media bëjnë me dije se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin në fshatin Papër dhe për pasojë makina është kthyer përmbys në aksin rrugor.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që i kanë ardhur në ndihmë shoferit të mjetit, duke e nxjerrë menjëherë nga makina. Ai është dërguar për të marrë ndihmë të specializuar në spitalin e Elbasanit, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti të rëndë.