AKTUALITET, 1 Shtator 2024, 09:02

Balla i përgjigjet opozitës për bustin e Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve: Kalit gërmuq dhe kujdestarëve të patkonjve të tij u fanepset Rama

Balla i përgjigjet opozitës për bustin e Skënderbeut te Hora

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka reaguar pas disa komenteve nga opozita shqiptare, sipas së cilës, një skulpture të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu i ishte vendosur portreti i Kryeministrit Rama.

“Po çfarë faji kanë arbëreshët në Itali bashkë me skulptorin e mirënjohur nga Kosova Gëzim Muriqi, që kalit gërmuq të Rrugës së Shpresës së kotë dhe kujdestarëve të patkonjve të tij, u fanepset Edi Rama kur shohin Skënderbeun e vendosur para pak ditësh në Horën e Arbëreshëve, në prani të Kryetares së Kuvendit që ishte e ftuara e tyre e nderit?!”, shkruan Balla.

Postimi i plotë nga Balla:

Po çfarë faji kanë arbëreshët në Itali bashkë me skulptorin e mirënjohur nga Kosova Gëzim Muriqi, që kalit gërmuq të Rrugës së Shpresës së kotë dhe kujdestarëve të patkonjve të tij, u fanepset Edi Rama kur shohin Skënderbeun e vendosur para pak ditësh në Horën e Arbëreshëve, në prani të Kryetares së Kuvendit që ishte e ftuara e tyre e nderit?!

Balla i përgjigjet opozitës për bustin e Skënderbeut te Hora

Nuk thonë kot mendja gjë e madhe

*Dy memet bashkengjitur jane marre nga moria e marrezive te publikuara se fundmi nga rruget e shpresave te kota.

Balla i përgjigjet opozitës për bustin e Skënderbeut te Hora