AKTUALITET, 31 Gusht 2024, 18:58

Dinamika/ Dyshohet se në fillim autorët kërcënuan Armando Dukën me sms, më pas i shkuan në banesë dhe...

Dinamika/ Dyshohet se në fillim autorët kërcënuan Armando

Policia ka dhënë detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes ku u kërcënua presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Sipas njoftimit zyrtar, autorët e dyshuar, Redian Loci 30 vjeç, Petrit Selmani 26 vjeç, Brajan Selmani, 20 vjeç, Santiago Selmani 22 vjeç, dhe Nazmi Selmani 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë, i kanë dërguar Dukës mesazh kërcënues dhe më pas i kanë shkuar në banesë.

“Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, njofton policia.