AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 21:05

Përfshihet nga flakët një kodër me ullinj në Lushnje, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit, digjen mbi 2 hektarë

Përfshihet nga flakët një kodër me ullinj në Lushnje,

Një kodër me ullishte dhe me shkurre në Lushnje është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:00 ndërsa janë djegur mbi dy hektarë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës, forcat e rendit si edhe banore e punonjës të bashkisë.

Por për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e ka pamundur të ndërhyjë. Nga flakët gjithashtu raportohet se rrezikonin edhe banesa.