AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 18:37

Me armë zjarri me vete në mes të Lushnjes dhe i dehur, arrestohet i moshuari

Me armë zjarri me vete në mes të Lushnjes dhe i dehur, arrestohet

Një 75-vjeçar është arrestuar sot në qendër të Lushnjes, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë.

Me armë zjarri me vete në mes të Lushnjes dhe i dehur, arrestohet

Njoftimi i policisë:

Lëvizte në sheshin e Bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 75-vjeçari.

Shërbimet e Policisë  sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me krëhër dhe fishekë të vendosur në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.