AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 20:34

Gara për kreun e PD/ Deputeti Korreshi i përgjigjet Çollakut: Deklaratat e shumicës së grupit nuk pasqyrojnë dot mendimin e pakicës

Gara për kreun e PD/ Deputeti Korreshi i përgjigjet Çollakut:

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është përgjigjur kolegut të tij demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili më herët doli kundërshtoi deklaratën e Grupit Parlamentar. Çollaku bëri thirrje që të ndalet keqpërdorimi i deklaratave në emër të grupit.

Por nga ana tjetër deputeti Korreshi i është kundërpërgjigjur duke thënë se “Zakonisht deklaratat e shumicës nuk pasqyrojnë mendimin e pakicës! Pakica e ka të qartë qëndrimin e vet, në mëngjes ndryshe, në darkë ndryshe!”

Kujtojmë që Partia Demokratike është në një ngërç për shkak të ndarjes në disa kampe.

Ditën e nesërme pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD. Nga ana tjetër Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi një ditë më parë anuloi procesin zgjedhor.