AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 15:33

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Vlorë-Fier

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier. Sipas policisë dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë eklektike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin P. M. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.