AKTUALITET, 23 Korrik 2024, 14:32

Pëplasjet në Këshillin Bashkiak, Blushi: E inskenuar, planifikohej të kishte gjakderdhje

Pëplasjet në Këshillin Bashkiak, Blushi: E inskenuar,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në përplasje e Këshillit Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar.

Blushi tha sot në një konferencë për mediat se në mbledhje kanë qenë disa persona të armatosur. Ai shtoi se skenari ishte planifikuar që të kishte gjakderdhje.

“Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore. Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën. Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë. Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës

Në sallën e Këshillit Bashkiak ka patur një skenar mafioz për gjakderdhje. Incidenti i provokuar ka qene i inskenuar. Sipas burimeve shumë të sigurta, jam informuar se Kryetari i Bashkisë ka qenë i veshur me antiplumb dhe kjo shpjegon edhe fakti pse në temperaturë 40 gradë, në mes të korrikut, ai ka qenë i veshur me xhup. Brenda në sallë kanë qenë persona civile që dyshohet se kanë qenë të armatosur. Këtu nisi edhe incidenti i djeshëm pasi kërkova nga Kryetarja e Këshillit të sqaronte kush ishin këta persona civile që ishin lejuar në mbledhje ndërkohë që aty nuk lejohet media dhe nuk lejohen të marrin pjesë as qytetarë për të ngritur shqetësimet e tyre”, tha Blushi.