AKTUALITET, 23 Korrik 2024, 13:59

Humb jetën 60-vjeçari në plazhin e Pish Poros

Humb jetën 60-vjeçari në plazhin e Pish Poros

Një 60-vjeçar ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në plazhin e Pish Poros dhe për pasojë ka humbur jetën.

Konkretisht 60-vjeçari me iniciale F.B., rreth orës 12:15 është futur në det për tu larë. Ndërkohë Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.