AKTUALITET, 23 Korrik 2024, 13:25

Kamionë të bllokuar në doganë, çfarë po ndodh në pikat doganore Shqipëri-Kosovë?

Kamionë të bllokuar në doganë, çfarë po ndodh

Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morinë-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kontrollin e kamionëve dhe mjeteve të rënda, radhët nuk janë shmangur ende në pikat doganore Shqipëri-Kosovë.

Në pikën kufitare Morinë-Vërmicë mësohet se me dhjetëra kamionë pothuajse çdo ditë e kryesisht gjatë fundjavave, krijojnë radhë të gjata në tentativë për t’u futur në Kosovë. Gjithashtu bëhet me dije se kjo situatë krijohet prej përpunimit të automjeteve të tonazhit të rëndë. Po ashtu bëhet me dije se një tjetër problem janë dhe procedurat e kalimit doganor.