TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilalas të Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar. Bëhet me dije se shoferi 46-vjeçar me iniciale S.L ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar.
Ndërsa 32-vjeçari, Gjovalin Gjergji, që ishte pasagjer është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Gjithashtu 46-vjeçari është arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.