TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pagesat përmes kartave bankare do të shtrihen edhe te pensionistët dhe njerëzit me ndihmë ekonomike. Këta të fundit duhet të hapin llogari në bankë, pasi nga data 1 prill do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave bazë. Të gjithë pensionistët, studentët apo individët me ndihmë ekonomike do të duhet të hapin një llogari bankare, pasi nga muaji prill do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Procesi për marrjen e kartës është pa pagesë, dhe ai do të kryhet nga bankat tregtare.
Nisma e Bankës Qendrore dhe Shoqatës së Bankave konsiderohet si hap më shumë drejt dixhitalizimit dhe reduktimit të parave cash, dhe llogaritë i japin mundësi individëve të marrin shërbimin për tërheqje e depozitim pa kufizim në të gjitha ditët e javës.
Hapja e llogarisë bankare në këtë moment është vullnetare, por ligji parashikon që disa shërbime të merren vetëm në bankë dhe për këtë arsye mbajtja e një karte bëhet e dobishme. Llogaria mund të përdoret edhe për remitancat, ku të afërmit mund të transferojnë para për prindërit e tyre. Me nisjen e zbatimit të këtij ligji pritet që qeveria të vendosë transferimin minimalisht të pensionit nga posta në bankë. Më pas gradualisht do të ofrohen edhe shërbime të tjera.