AKTUALITET, 25 Mars 2024, 18:38

Burg në fundjavë?/ Avokati: Mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”

Burg në fundjavë?/ Avokati: Mbi 90% e të paraburgosurve janë

Avokati Arbër Hoxha foli për ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë për Kodin Penal. Ai u ndal te sugjerimi për burg në fundjavë, ku tha se ekziston në Kodin Penal ndonëse nuk është zbatuar. Ndër të tjera ai tha se mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”.

“Gjysmë liria është për dënime deri në 3 vite burg. Të rinjtë e dënuar me 3 vite burg, ta shlyejnë gjatë fundjavës. Për hir së vërtetës, institut ekziston në kodin penal. Koha e paraburgimit konvertohet në kohë dënimi. Mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”. Nuk është më shumë çështje ligji sesa çështje konceptuale e gjykatës. Duhet një ndryshim në konceptin e gjykatës. Në radhë të parë Kodi Penal, për veprat penale jo më rrezikshmëri të madhe sjell mbipopullim të burgjeve.

Burgu në fundjavë është benefit për të rinjtë, pasi nuk është e domosdoshëm të lejnë punët apo studimet.“, -tha ai.