TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike me anë të një deklarate disa minuta para orarit zyrtar (16:00) për protestën e lajmëruar nga opozita ka ndarë se tubimit po i bashkohen mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria, ndërsa kanë ndarë dhe pamjet e qytetarëve nga Shkodra, nga ku sipas tyre janë nisur qindra qytetarë.
Njoftimi i plotë:
Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar në orën 16.00 protestojnë përpara Kryeministrisë nën moton “Shqipëria në Rrezik, Ti dalim zot bashkë”.
Protestës kombëtare po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Nga Shkodra qindra qytetarë po i drejtohen kryeqytetit.