AKTUALITET, 12 Nëntor 2022, 15:55

Protesta/ Qytetarët “ndezin” Bulevardin para Kryeministrisë! Sa pritet të zgjasë tubimi

Protesta/ Qytetarët “ndezin” Bulevardin para

Opozita proteston sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Shumë qytetarë janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Berisha pritet të dalë rreth orës 16:00 nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve.

Nga ana tjetër dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të bashkohet me qytetarë, duke dale nga selia e PL-se.