TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rikthehen problemet me sistemin TIMS në pikat kufitare. Raportohet se mbrëmjen e së martës ka pasur probleme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Sipas të njëjtave burime sistemi TIMS në këtë pikë ka rënë rreth orës 21:50.
Aktualisht po punohet manualisht. Nuk raportohet të ketë radhë qytetarësh. Punonjësit po përcjellin manualisht dokumentacionin dhe kjo ka zgjatur procesin. Sipas të njëjtave burime, probleme ka pasur edhe në pikën kufitare të Kapshticës ku ka ndërprerje të sistemit.
Sistemi ka rënë edhe në pikën doganore të Qafë Thanës dhe në Tushemisht. Sipas të njëjtave burime, sistemi TIMS ka rënë edhe në Durrës. Edhe aty po punohet manualisht. TIMS nuk punon as në piken e Kalimit Kufitar të Qafe Botës.