TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike do të mbajë primaret për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale.
Procesi ka nisur ditën e sotme dhe deri në datën 6 nëntor, do të ketë negociata edhe me aleatët për evidentimin e kandidaturave.
Më pas nga data 6 nëntor deri në 13 nëntor, Këshilli Kombëtar i PD-së do të filtrojë kandidaturat dhe do të paraqesë emrat e kandidatëve.
Këta persona do të kenë kohë dy javë për të bërë fushatë dhe më pas do të garojnë mes tyre, në qarqet ku kërkojnë të kandidojnë. Fushata do të mbyllet në 27 nëntor.
Në datën 4 dhjetor do të mbahen primaret dhe PD do të ketë zyrtarisht kandidatët për bashkitë.
Kujtojmë se Partia e Lirisë, aleatja më e madhe e PD, nuk do të propozojë kandidatë, por do të garojë për këshilltarët.
Kalendari
18 deri 6 nëntor: Negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare
6- 13 nëntor: Këshilli Kombetar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare
13 nëntor deri në 27 nëntor: Fushata e primareve
4 dhjetor: zhvillohen primaret ne gjithe vendin