TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kërkesës së pedagogëve të Tiranës për bojkot i janë bashkuar një pjesë e pedagogëve të Elbasanit.
Disa kanë zgjedhur të dalin në protestë, duke mos zhvilluar mësim e të tjerë kanë vijuar normalisht mësimin. Pedagogu Eljro Vila, ka deklaruar për mediat se kërkesat që ata kanë nuk janë luks por janë për të vendosur dinjitetin e tyre.
‘Rëndësi ka kauza për të cilën protestojmë jo numri i pedagogëve në protestë.
Kemi edhe studentët që mbështesin protestën e pedagogëve. Kërkesat e pedagogëve nuk janë për luks, por janë për të vendosur dinjitetin. Jemi këtu në respekt të sindikatës.’- u shpreh ai.