TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viti i ri Akademik 2022-2023 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 21 degë të mbyllura për shkak të zero regjistrimeve apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.
Në bazë të të dhënave nga Universiteti, degët të cilat kanë marrë më shumë aplikime mbeten në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime; Infermieri Mami 160 regjistrime; Fizioterapi 100, Imazheri 100 dhe Teknike Laboranti 100.
Universiteti i Elbasanit ka 2573 kuota, nga të cilat janë zënë këtë vit 1435 kuota.
Ndërsa degët të cilat mbyllen këtë vit në Universitetin Aleksandër Xhuvani janë:
Gjuhë letërsi 3 Regjistrime
Histori Gjeografi 3
Gjuhe gjermane 1
Gjuhe frënge 0
Gjuhe italiane 0
Gazetari 1
Gazetari dhe Anglisht 3
Gjuhe shqipe dhe rome 0
Histori dhe gjuhe Gjermane 0
Gjeografi dhe Gjuhe Italiane 0
Operatore Turistike dhe Gjuhe Gjermane 4
Biologji dhe Kimi 3
Matematik Fizik 0
Studime Mjedisore 2
Fizik Kompjuterike 0
Matematike dhe Informatikë 0
Edukim Qytetar 0
Filozofi Sociologji 0
Ekonomi dhe e Drejta 3
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 5.