AKTUALITET, 17 Tetor 2022, 10:10

Dyshohet se ishte e pranishme kur u vra Martin Çeço, gjykata jep masën e sigurisë për 18-vjeçaren

Dyshohet se ishte e pranishme kur u vra Martin Çeço, gjykata jep

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.

Më herët është raportuar se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me dy të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor.