TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë do e nis këtë vit akademik me mungesa të theksuara të studentëve. Kjo pasi me dy fazat e para të regjistrimit të studentëve janë mbushur vetëm rreth 55% të kuotave.
Edhe pse ka disa ditë kohë që të mbyllet faza e tretë e regjistrimit, ky vit ka shënuar mesataren më të ulët të studentëve të regjistruar më parë. Për shkak të mungesës së studentëve disa degë rrezikojnë që të mbyllen.
Por në Universitetin e Vlorës nuk ka vetëm mungesë studentësh por edhe pedagogësh, në disa degë.