AKTUALITET, 17 Tetor 2022, 10:18

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit të shqiptarëve

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit të

Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme një databazë me numrat telefonikë të shqiptarëve. Bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, konkretisht nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Është e paqartë se nga janë marrë ekstraktet në fjalë. Në databazën e dërguar në grupin Homeland Justice ndodhet një listë prej 14 milionë numrash celularë.

Krahas numrave, hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe datë kur është regjistruar numri i celularit.

Ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit në Telegram.

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit të