AKTUALITET, 9 Maj 2025, 20:05

“PD, partia që të pamundurën e bën realitet”- Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë

“PD, partia që të pamundurën e bën realitet”-

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, në mitingun përmbyllës të fushatës, është shprehur se “pas etëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë.”

Këlliçi shtoi se PD është partia e vetme që të pamundurën e bën realitet, ndërsa theksoi se 11 maji “nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë.”

“Edi Rama nga paniku se ky bulevard do të mbushej, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Pro, demokratët e gjetën rrugën për tu mbledhur bashkë, për të ardhur në këtë bulevard dhe për ta bërë më të bukur se kurrë. Fitorja është e jona.

Prezenca juaj madhështore është dëshmi e forcës tonë dhe provë e besimit tuaj. Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo të dashur miq është vepra juaj, ju do ta bëni të tillë. Ju qytetarët e lirë që rezistuat.

Ne PD jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet. Kjo nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë. Për të ardhmen që vendosim ne”, tha Këlliçi.