AKTUALITET, 14 Maj 2025, 11:12

PD humbi thellë më 11 maj, Berisha publikon posterin e fushatës: Protestë më 16 maj. Mbrojmë votën e shqiptarëve!

PD humbi thellë më 11 maj, Berisha publikon posterin e fushatës:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar posterin për protestën që do të mbahet më 16 maj në kryeqytet.

“Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Protestë
16 maj, ora 17:00
Bulevardi i Ri”, shkruan kryedemokrati.

Berisha e njoftoi mbajtjen e protestës ditën e djeshme, ndërsa në një konferencë për shtyp bëri me dije se humbja në zgjedhje erdhi si pasojë e ndikimit të bandave dhe përdorimit të pushtetit nga socialistët.

Ai i quaji zgjedhjet më të grabiturat në histori, ndërsa mbi faktin se në të njëjtën ditë në Tiranë mbahet samiti i liderëve europianë, Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të cenojë organizimin.

PD humbi thellë më 11 maj, Berisha publikon posterin e fushatës: