TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm 30 minuta nga nisja e provimit me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2023, është bërë publike teza e fizikës dhe ekonomisë.





Po ashtu është bërë publike dhe teza e psikologjisë:
Kujtojmë se këtë të hënë janë duke iu nënshtruar provimeve me zgjedhje mbi 30 mijë maturantë, ku procesi i testimit ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.
Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, një kërkese kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.
Kujtojmë që një ditë më parë dolën rezultatet e provimit të maturës për lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.


