TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së ku do të konfirmohet edhe vendimi i kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje të grupit parlamentar demokrat.
Në telefonat e deputetëve, shumica e të cilëve ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 29 korrik, ka mbërritur një mesazh ku i njofton për mbledhjen e sotme, në fund të të cilës do të ketë edhe një qëndrim për Këshillin Kombëtar që mblidhet nesër.
“Në orën 14:00 Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD. Në fund të mbledhjes pritet deklaratë. Do të diskutohet për situatën në PD zyrtare, vendimet e kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar deputetëve.
Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e thirrur nga kryesia do të zhvillohet në datën 20 qershor në sallën Classic të Hotel Tirana International, në orën 12.00.
Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të jenë prezent në këtë mbledhje me shumë rëndësi për Partinë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.