TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në Tiranë, ku kanë humbur jetën këmbësori dhe pasagjeri.
Dyshohet se i riu me iniciale E.H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari V.M.
Ndërsa ka humbur jetën dhe këmbësori 82-vjeçar me iniciale E.K., pasi dyshohet se është përplasur nga shoferi K.L., në afërsi të TEG.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;
– K. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E. K., 82 vjeç.