AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 10:55

Atentati ndaj Bejtjas në Fushë Krujë, Apeli lë në burg Valter Bamin

Atentati ndaj Bejtjas në Fushë Krujë, Apeli lë në burg

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në burg Valter Bamin të arrestuar për armë mbajtje pa leje në lidhje me atentatin në Larushk, ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën fëmijët e Gentian Bejtjes.

Ai iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por, për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngeluar në duart e klinetit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.

Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur atentati, Bami ndodhej në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.