AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 09:52

Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i Bashës shpall sot qendrat e votimit për zgjedhjet

Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i

Ndonëse kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi anuloi zgjedhjet për kryetar, në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike zyrtare vjen me një reagim.

PD-ja, duke mos njohur vendimin e Bardhit dje në mbledhjen online, njofton anëtarët e saj për zgjedhjet që do të mbahen nesër dhe qendrat e votimit.

Këto qendra mësohet se do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në 19:00.

NJOFTIMI I PD

Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë!

Nesër më datë 29.07.2023, zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar të PDSH!

Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për ringritjen e PD.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00.

Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i

Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i